Formacioni më i mirë i sezonit 21/22 në Serinë A

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.05.2022, 17:11

Ditën e djeshme uli siparin edicioni futbollistik 2021/2022 i Serisë A. Një sezon spektakolar, i cili përfundoi me Milanin e “kurorëzuar” si kampion i Italisë pas 11 vitesh. Faqja e njohur e statistikave “OPTA Paolo” ka zbuluar formacionin ideal të sezonit të sapo përfunduar në Serinë A italiane.

Dominon Milani me katër lojtarë, Interi me dy, Juventusi, Lacio, Torino, Napoli dhe Sasuolo të gjitha me nga një futbollist. Në formacionin e përbërë me modulin 4-3-3, në portë është Menjo.

Në mbrojtjen e përbërë me katër, nga e djathta në të majtë, Kuadrado, Bremer, Tomori dhe Teo Hernandez. Në mesfushën me tre lojtarë janë, Brozoviç, Çalhanollu dhe Fabian Ruiz. Tredhëmbëshi i sulmit është, Leao dhe Berardi në mbështetje të Çiro Imobiles.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit