Tifozët e Feynoord dhe Romës shpërthejnë ndaj stadiumit “Air Albania”: Turp! Shumë i vogël, ngelëm pa bileta!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.05.2022, 16:56

Më 25 Maj do të mbahet në Tiranë, finalja e Conference League, mes Romës dhe Feynoord. E teksa ky është një lajm shumë i mirë për shqiptarët, pasi është hera e parë që po mbahet një finale në Shqipëri, tifozët romakë dhe ata të Feynoord nuk janë shumë të kënaqur. Ata nuk kanë gjetur bileta dhe sipas tyre, fajtori është stadiumi.

Faqja zyrtare në Instagram e Conference League, ka postuar një foto të stadiumit dhe tifozët romakë dhe ata të Feynoord kanë shpërthyer në komente. Ata e cilësojnë stadiumin si të vogël dhe ky është faji që kanë ngelur pa bileta.

Sipas tyre, UEFA ka zgjedhur një stadium të vogël, për dy tifozeri të çmendura dhe për një finale të rëndësishme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit