Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, arrestohet mësuesi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2022, 15:11

Një mësues nga Strumica ka ngacmuar seksualisht ndaj një nxënëseje 14 vjeçe.

Prokuroria e Strumicës, e cila ka hapur hetime kundër mësuesit për sulm seksual ndaj një fëmije, ka njoftuar se ai veprën e ka kryer në dy raste, respektivisht e ka prekur dhe puthur.

Më herët, një vit e gjysmë nxënëses i ka dërguar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale në rrjetet sociale. Prokuroria njoftoi se për krimin e kryer nga mësuesi, dënimi me burg është të paktën 10 vjet. Me kërkesë të prokurorisë mësuesit 40-vjeçar i është caktuar masa e paraburgimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit