Interi humbi titullin, Handanovic merr vendimin për të ardhmen

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.05.2022, 13:41

Interi nuk ia doli të fitonte titullin e kampionit në Itali, pasi këtë herë ishte Milani që u korurëzua pas fitores me Sasuolon. Zhgënjimi në kampin zikaltër është i madh.

Një nga ata është edhe portieri Samir Handanovic, i cili shprehu keqardhjen, por njëkohësisht tregoi dhe të ardhmen. Ai tha se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi dhe u shpreh gjithashtunse zikaltërit do luftojnë sërish për titull sezonin tjetër.

Slloveni tha:

Kur fiton lodhja peshon më pak, kur e humbet të shkatërron nga pikëpamja mendore. Si ekip jemi rritur, kemi treguar futboll të mirë. Ne bëmë tonën. Kemi luajtur 52 ndeshje dhe këto nuk janë pak. Ne kemi dhënë gjithçka dhe jam krenar për këtë grup këtu. E ardhmja? Dua të qëndroj tek Interi dhe nuk i trembem asnjë konkurrence. Sezonin e ardhshëm do tentojnë sërish titullin."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit