Radev: Të dëgjojmë se çfarë do të thotë Petkovi por për të drejtat e njeriut nuk bëhet tregëti

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.05.2022, 12:48

Presidenti bullgar thotë se nuk mund të negociohet për Maqedoninë e Veriut sepse për të drejtat e njeirut nuk mund të ketë tregëti dhe negociim.

Ai shprehet se sa më tepër Qeveria e Petokvit mbështetet te dokumentet e miratuara nga Kuvendi Popullor, aq më tepër do të thotë se e dëgjon zërin e bullgarëve dhe Bullgari dhe Maqedoni të veriut, transmeton zhurnal.

Presidenti bullgar, Rumen Radev shprehet se së pari duhet dëgjuar kryeministri Kirill Petkov për temën për Maqedoninë e Veriut, duke mos precizuar nëse do të thërrasë Këshillin Konsultativ për Siguri Nacionale që të debatojë për këtë çështje siç kërkoi Petkov të premten.

Në deklaratën të cilën e transmetojnë mediat bullgare, Radev thotë se nuk mund të negociohet për integrimin e Maqedonisë sëVeriut e as për çështjen për mbrojtjen e sovranitetit ajror të Bullgarisë, sepse siç thotë, për të drejtat e njeriut nuk negociohet dhe nuk bëhet tregëti.

“Nëse Qeveria mbështetet te qëndrimi zyrtar i shprehur në dokumentet e miratuara në Kuvendin Popullor, aq më tepër i dëgjon bullgarët në vendin tonë dhe në RMV. Sa me më përgjegjësi sillemi si shtet i BE-së dhe mbështetemi në principet e Unionit, aq më lehtë do ta kemi në politikë dhe vendimetndaj RMV-së”, thotë Radev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit