Piolit i vjedhin medaljen, Liga e Serisë A qetëson trajnerin e Milanit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 23.05.2022, 11:29

Milani u shpall dje kampion i Italisë, teksa ngriti në qiellin e stadiumit “MAPEI”, titullin kampion që i mungonte prej 11 vitesh. Kuqezinjtë triumfuan ndaj Sasuolos me rezultatin 0-3 me dygolëshin e Zhirusë dhe Kesise. Gjatë festimeve, ndodhi një ngjarje e pazakontë.

Trajnerit Stefano Piolit i kanë vjedhur medaljen si fitues të kampionatit gjatë festimeve dhe ai bëri një apel për t’ia rikthyer sepse vetëm atë kishte.

Nuk vonoi dhe përgjigja e Ligës së Serisë A, ku me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Twitter” shkruajtën që do t’ia jepnin një të re gjatë ditës së sotme: “Mister Pioli, medaljen do të ta japim një të re.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit