Tifozët e Liverpoolit mashtrohen se City u barazua, momenti epik në “Anfield Road”

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.05.2022, 21:53

Machester City u shpall sot fitues i Premier League pas një fitore me përmbysje 3-2 ndaj Aston Villës.

City po humbiste 0-2, dhe titulli po i rrëshkiste nga duart, pasi Liverpooli fitoi gjithashtu ndaj Wolvesit, megjithatë "qytetarët" rikuperuan gjithçka.

Në një moment gjatë ndeshjes Liverpool-Wolves, disa tifozë disinformuan turmën e pranishme në “Anfield”, duke thënë se rezultati në “Etihad” ishte barazuar në 3-3.

Kjojo gjë bëri që të shpërthente festa në Liverpool, por vetëm pak sekonda më vonë, fansat e kuptuan se ishte vetëm një lajm i “rremë”. Pamjet po bëjnë xhiron e mediave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit