Ushtarë profesionistë pezulluan grevën për një javë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 17:51

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë të Maqedonisë e ka pezulluar grevën e paralajmëruar para Qeverisë. Pas disa takimeve me institucionet, ata ende nuk kanë arritur të zgjidhin statusin e disa prej ushtarëve, ndaj vendosën të protestojnë para Qeverisë.

“Sipas nenit 40a të Ligjit për shërbimin në ushtri, ushtarët profesionistë të cilët kanë mbushur moshën 45 vjeçare transferohen në institucionet tjera të ndërlidhura. Por në dy vitet e fundit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për transferimin e disa prej ushtarëve profesionistë në një institucion tjetër”, thonë nga Sindikata.

Hapi që morën sot do të jetë vetëm një paralajmërim,dhe pas takimit të djeshëm me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë vendosur që t’i japin edhe një javë afat qeverisë për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit