Milani dhe Interi zbresin pas pak në fushë në sfidat e tyre të fundit për këtë edicion të Serisë A. Kuqezinjtë udhëtojnë në transfertën e Sasuolos dhe iu duhet minimalisht një pikë për t'u shpallur kampionë.
Ndërkaq, Interi pret Sampdorian. Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, me Nerazzurët që duhet të fitojnë me patjetër dhe të shpresojnë që Milani mposhtet nga Sassuolo, për të fituar titullin kampion.
Aktualisht janë publikuar formacionet zyrtare në të dyja sfidat:
Sasuolo-Milan, formacionet zyrtare:
Sassuolo: Consigli; Muldur, Ayhan, Ferrari, Kyriakopoulos; Lopez, Frattesi, Henrique; Berardi, Scamacca, Raspadori
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud
Inter-Sampdoria, formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Correa, Lautaro Martinez.