Këta janë gazetarët e radhës ukrainas që vijnë në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 16:06

Lyudmila Makey, ishte gazetarja e parë ukrainase që u vendos në Kosovë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë”

Ndërkohë, këtë të diel në mëngjes, kanë mbërritur në Kosovë, Liudmyla Mekh dhe Serhii Shevchenko, si pjesë e këtoj programi. Ata janë vendosur në Prishtinë, dhe do të kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë nga Kosova.

Gazetarët veteranë kanë punuar në media të ndryshme në Ukrainë, dhe janë pjesë aktive e Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës (NUJU). Zonja Mekh është themeluese dhe presidente e Fondacionit “Iniciativa e Gazetarëve”, me bazë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Gazetarët janë pritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha dhe përfaqësues të MPB-së.

Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, financohet nga Qeveria e Kosovës dhe ofron mjete të qerasë për banesë, pagesë mujore dhe sigurim shëndetësor për 20 gazetarët që pritet të mbërrijnë në Kosovë në javët në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit