VIDEO/ Një person dyshohet se rënë në lumin e Klinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 14:06

Një person dyshohet se ka rënë në lumë në Klinë.

Lidhur me këtë rast ka policia ka dhënë detaje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Klankosova.tv, ka thënë se dy peshkatarë derisa ishin duke peshuar në lumin e fshatit Deiq të Klinës, kanë vërejtur një trup që tentonte të dilte nga uji, ata janë përpjekur ta nxirrnin nga uji, por pa sukses.

“Sot rreth orës 8 e 15, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë, ata kanë tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses. N vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe rrugës janë edhe FSK-ja”, ka thënë Gashi.

Ende nuk është identifikuar personi që dyshohet se ka rënë në ujë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit