Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 11:26

Në aksin rrugor Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, për shkak të rrëshqitjeve të dheut, komunikacioni zhvillohet në mënyrë alternative.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit