Mesfushori shqiptar shënon gol vendimtar dhe i jep Kupën Sheriffit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.05.2022, 11:11

Regi Lushkja vazhdon të shkëlqejë në Moldavi me Sheriff Tiraspolin, teksa mbrëmjen e djeshme fitoi Kupën. Fitorja erdhi falë një eurogoli të mesfushoritnl shqiptar. Kampionët në fuqi mposhtën 1-0 Sfintul Gheorghe falë golit të ish-kapitenit të Laçit në minutën 90+5’.

26-vjeçari e nisi si titullar duelin final dhe vendosi gjithçka me një të djathtë fantastike që u ndal në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Festë e ligjshme për mesfushorin ofensiv, i cili fiton trofeun e dytë në pak kohë me rekordmenët e futbollit moldav pas titullit kampion.

Ky ishte goli i tretë i Lushkjes me ekipin ku u transferua në merkaton e janarit, teksa Sheriff Tiraspol fitoi Kupën e Moldavisë për herë të 11-të në histori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit