Edhe këtë sezon plazhet në Ohër të pa rregulluara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 10:02

Para fillimit të sezonit ato vetëm janë pastruar nga ana e Komunës së Ohrit.

Për mos rregullimin dhe modernizmin e plazheve, i pari i Ohrit Kirill Pecakov fajin e hodhi tek qeveria, e cila sipas tij nuk i dorëzon bazat deri te Agjencia për planifikim hapësinorë si dhe te Ministria për transport dhe lidhje që ta përpunojnë planin urbanisitk për bregun e liqenit të Ohrit.

“Barra për pastrimin e plazheve ra mbi komunën e Ohrit. Kërkojmë mënyrë gjatë gjithë kohës për ta zgjidhur atë problem. Nuk shkon aq mirë, nuk e di nëse është për atë, sepse po frenojnë, megjithatë problem më i madh është tek qeveria e RM e cila nuk i dorëzon nënshtresat deri te Agjencia për planifikim hapësinorë si dhe te Ministria për transport dhe lidhje që ta përpunojnë atë plan për bregun e liqenit të Ohrit dhe ne ta dimë si komunë se këto 10, 15,20 lokacione mund të ketë rregullim të plazheve”, tha Kirill Pecakov, kryetarë i Komunës së 0hrit.

Ndërkaq ministri për Transport dhe Lidhje Bllagoja Boçvarski u arsyetua me pretekstin se nënshtresat duhet punuar me kujdes për shkak të statusit të UNESKO-s. Shtoi se ato janë dorëzuar te Agjencia për planifikim hapësinorë dhe po përpunohen me shumë kujdes për shkak të statusit të UNESKO-s.

“Po përpunohen të gjitha nënshtresat që janë të nevojshme dhe ministria e dorëzoi procedurën tek Agjencia për planifikim hapësinorë ku po përpunohen, por edhe harmonizohet me UNESKO-n sepse është dokumentacion specifik për planifikim i cili duhet në mënyrë shtesë të harmonizohet me UNESKO-n dhe nëse vlerësojnë se duhet ta ruajmë statusin e UNESKO-s, dokumente e këtilla duhet me kujdes të përpunohen”, tha Bllagoja Boçvarski-ministër për Transport dhe Lidhje.

Boçvarski tha se të gjitha plazhet që janë në kuadër të planit gjeneral urbanistik edhe në Ohër edhe në Strugë ka proceduar ku me përpunimin dokumenteve të planit urbanistik, ligji i ri i lejon që në pajtueshmëri me UNESKO-n të rregullojnë plazhet që t’ju shërbeje për zhvillimin e turizmit. Ndryshe dy vjet pas pandemisë, ditë më parë në Ohër arritën turistët e parë nga Holanda dhe me këtë edhe zyrtarisht u shpallë i hapur sezoni verorë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit