Baçovski: Bllokada në Kuvend është pengesë serioze për subvencionet e kultivuesve të duhanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2022, 10:01

Bllokada në Kuvend është problem serioz për pagesën e subvencioneve për fermerët, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Sipas tyre, ndryshimet në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural janë vendimtare pasi çdo vit në muajin prill sillet një ndryshim teknik i cili tani aplikohet. Ndaj theksojnë se Agjencia Pagesore edhe para ribalancit ka të gjitha paratë për kultivuesit e duhanit, vendimet brenda një dite mund të firmosen, por bllokada dhe pengesa është në Kuvend.

Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Nikica Baçovski, deklaroi se arsyeja e mospagesës së subvencioneve është dispozita ligjore për borxhet ndaj DAP-it e miratuar në vitin 2015 nga opozita aktuale e cila ndërkohë të njëjtin vit ka miratuar vendim për shtyrjen e kësaj dispozite.

“Deri në vitin 2015 në Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, pika të vetme ku bëhen kontrolle nëse fermeri ka borxh apo jo kanë qenë jo nëse ka borxh për tokë, ujë dhe kullota. Opozita e sotme e cila e bllokon ligjin në vitin 2015 thotë se fermerët duhet të kontrollohen nëse kanë borxhe ndaj DAP-it. Të njëjtin vit kur e panë se nuk funksionon, nuk mund të lidheshin sistemet, DAP ka një mënyrë tjetër të detektimit dhe monitorimit të borxheve, sjellin një vendim ku ajo dispozitë për DAP-in shtyhet, dmth ajo quhet shtyrje e aplikimit për vitin e ardhshëm”, tha drejtori Baçovski, duke shtuar se kjo praktikë është aplikuar nga viti 2015 deri në 2021 pa ndonjë problem.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit