Zjarri në hotelin e Shkupit, dhjetë persona të lënduar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2022, 21:16

Dhjetë persona të lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu pasditën e sotme në hotelin “Bushi” në Shkup, janë dërguar me automjete të ndihmës së shpejtë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori” dhe në Klinikën e Toksikologjisë, deklaroi udhëheqësja e Ndihmës së shpejtës mjeksore, Milica Bubalo, shkruan Telma.

Sipas saj, dy prej personave kanë pësuar lëndime më të rënda.

“Ekipet e NSHM kanë intervenuar në vendin e ngjarjes edhe për persona të tjerë të lënduar më lehtë të cilët janë ankuar se kanë vështirësi me frymëmarrjen”, shtoi ajo.

Në zjarrin që shpërtheu pasdite në hotelin “Bushi” në Çarshinë e Vjetër të Shkupi, u përfshin një pjesë e recepsionit dhe kuzhina e hotelit, informuan nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Ata konfirmuan se zjarri është lokalizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit