Arrestohet një kontrabandist i migrantëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2022, 11:48

Në autostradën A1, në afërsi të tunelit të Demir Kapisë, mbrëmë në ora 19.50, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Kalimin Kufitar “Bogorodica” kanë arrestuar N.C (54) nga Kosova.

Siç informoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin e drejtonte, janë gjetur shtatë persona – emigrantë nga Pakistani.

N.C. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit