Shpërthen zjarr në fabrikën e vjetër “Komuna” në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2022, 10:53

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:55 është marrë njoftimi se ka rënë zjarr në fabrikën e vjetër në “Komuna”.

Njësia e zjarrfikësve të Shkupit për “Lokalno” ka thënë se bëhet fjalë për një depo ku është djegur materiali plastik.

“Është një sasi më e madhe e mbetjeve plastike ku grimcohet dhe riciklohet. Ndërhynë 9 automjete dhe 20 zjarrfikëse. Zjarri u vu shpejt nën kontroll”, tha për “Lokalno” Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit.

Për momentin në terren ndodhet ekipi i zjarrfikësve që monitoron terrenin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit