Nga porta në sulm, zgjidhen më të mirët e Serisë A

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.05.2022, 22:05

Serie A ka zgjedhur sot lojtarët më të mirë në secilin pozicion për sezonin 2021/22 i cili do të mbyllet këtë fundjavë. Milani dhe Interi ende janë në garë për titull, kur kanë mbetur vetëm një javë nga fundi i kampionatit.

Portieri i Milanit, Mike Maignan, është zgjedhur më i miri nga gardianët. Sa i përket mbrojtjes, më i miri është shpallur zbulimi i Torinos, Gleison Bremer. Braziliani është paraqitur aq mirë sa që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura në Itali dhe Evropë.

Në mesfushë më i miri është zgjedhur Marcel Brozovic i Interit, i cili shkëlqeu këtë sezon. Ndërkaq, në sulm është Ciro Immobile si më i miri. Bomberi i Lazios ka shënuar deri më tani 27 gola. Ai kaloi dy sulmues si Dusan Vlahovic dhe Lautaro Martinez për të fituar këtë çmim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit