Komisioni për Antikorrupsion konfirmon se nuk respektohet balancuesi etnik gjatë punësimeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2022, 17:15

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) konfirmoi dobësi në përdorimin e balancuesit gjatë punësimit të nëpunësve administrativ – nuk konfirmohet procedurë për kontrollin e besueshmërisë së të dhënave, as nuk është bërë bazë e vetme nga kush do të marrin të dhëna për përkatësinë etnike të kandidatëve dhe propozon në Ligjin e ri për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativ ose të parashikohet mjet efikas për parandalimin e keqpërdorimit të balancuesit gjatë punësimit në sektorin publik ose balancuesi të shfuqizohet sepse shndërrohet në mjet për keqpërdorim dhe poshtërim.

Informimi i tillë nga KSHPK vjen pasi në seancën e sotme të 68-të solli vendim për ngritjen e iniciativës për ndjekje penale të dy personave për vepër të bërë penale keqpërdorim të deklaratës për përkatësinë etnike të paraparë sipas balancuesit për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të bashkësive etnike gjatë punësimit në sektorin publik.

balancuesit gjatë punësimit në sektorin publik ose balancuesi të shfuqizohet sepse shndërrohet në mjet për keqpërdorim dhe poshtërim.

Informimi i tillë nga KSHPK vjen pasi në seancën e sotme të 68-të solli vendim për ngritjen e iniciativës për ndjekje penale të dy personave për vepër të bërë penale keqpërdorim të deklaratës për përkatësinë etnike të paraparë sipas balancuesit për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të bashkësive etnike gjatë punësimit në sektorin publik.

Anëtari i KSHPK, Nuri Bajrami theksoi se kjo lëndë është formuar sipas obligimit zyrtar përmes konkursit të shpallur më 23 mars të vitit 2022 nga KSHPK për punësimin e 13 nëpunësve administrativë, në të cilin dy kandidatë janë deklaruar si pjesëtarë të bashkësisë etnike siç kërkohet në konkurs, edhe pse ishin të vetëdijshëm se i takojnë një bashkësie tjetër etnike.

Nga analiza e dokumentacionit të plotë të publikuar në konkursin publik konstatohet se kandidati P.B. ka aplikuar dhe është kandidat i rregullt në pesë vende pune nga të cilat sipas balancuesit në tre është paraparë punësim të maqedonasve, në një shqiptar dhe në një rom, ndërsa kandidati A.R. ka aplikuar dhe ishte kandidat i rregullt për vend të punës i cili sipas balancuesit është paraparë për turk, ndërsa në evidencën e Agjencisë për punësim, personi P.B. në pjesën e nacionalitetit është shënuar si maqedonas, ndërsa personi A.R. është shënuar si shqiptar.

“KSHPK konfirmoi se pretendimet janë të bazuara dhe të konfirmuara për dyshim se kandidati P.B. dhe A.R. me qëllim të realizimit të dobisë personale – punësim në KSHPK kanë paraqitur të dhëna të ndryshme për përkatësinë e bashkësisë etnike në aplikimin elektronik për punësim në konkursin e shpallur, në krahasim me të dhënat për përkatësinë në Agjencinë për punësim”, deklaroi Bajrami.

Kjo, theksoi Bajrami, lë në hije dyshimin e të gjitha punësimeve sipas balancuesit, ndërsa ajo që nuk është mënyrë e vendosur për kryerjen e kontrollit nuk i amniston kandidatët me përkatësi të rrejshme etnike.

Anëtari i KSHPK, Goran Tërpenovski, e ftoi Kuvendin dhe të gjithë aktorët politik të mendojnë nëse është koha të shfuqizohet balancuesi, duke theksuar se regjistrimi është bërë, janë hapur universitete dhe situata nuk është si më parë, që të duhet të ketë kuota.

Shemshi Salai, anëtar i KSHPK, theksoi se balancuesi duhet ose të rregullohet ose të shfuqizohet, por se përgjegjësia më e madhe është e vetë institucionit që ka lejuar kjo procedurë të zbatohet, sesa nga vetë personat të cilët, siç tha, nga telashet kanë aplikuar vetëm për t’u punësuar.

“Këtu duhet të analizohet përgjegjësia e vetë Agjencisë për punësim dhe institucioneve të tjera të cilat kanë heshtur dhe kanë lejuar që personat të punësohen”, deklaroi Sallai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit