Bayerni ka hequr dorë nga ideja për ta mbajtur Robert Levandovskin në ekip edhe sezonin tjetër, pasi kështu do e humbisnin me paremetra zero.
Në Mynih po mendojnë për një zgjidhje alternativë, por janë në pritje të ofertës së duhur për sulmuesin 34-vjeçar.
Sipas mediave spanjolle, presidenti i Barcelonës Laporta i ka dërguar një tjetër mesazh Bayernit, teksa ka saktësuar se 35 milionë euro do të jetë çmimi që do të paguajë për Levandovskin.
Shifra përfundimtare mund të arrijë 40 milionë euro, duke përfshirë 5 milionë bonuse.
Nga kjo shifër ekipi gjerman duket i kënaqur dhe Levandovski me shumë gjasa do mbajë veshur fanellën e Barcelonës sezonin tjetër.