Everton siguron qëndrimin në Premier League, tifozët pushtojnë fushën

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.05.2022, 08:40

Evertoni i Frenk Lampard ia doli të qëndrojë në Premier League.

Skuadra angleze fitoi me përmbysje ndaj Kristal Palas, duke kthyer sfidën nga 0-2 në 3-2 dhe duke siguruar matematikisht mbijetesën.

Me 39 pikë të grumbulluar, është e pamundur që skuadra e Lampardit të arrihet nga Lids Junajtid (35 pikë), kur ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm raundi i fundit i ndeshjeve në Premier League.

Festa ishte e madhe, aq sa tifozët pushtuan fushën ende pa përfunduar mirë ndeshja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit