Interi bën ndryshime të mëdha në fanellë për sezonin e ardhshëm

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 20.05.2022, 07:43

Interi shpreson ende për titullin kampion, pavarësisht se situata është në dorën e Milanit, me kuqezinjtë që duan vetëm një pikë për t'u shpallur kampionë.

Kujtojmë që Interi ka ende një ndeshje për të luajtur përpara përfundimit të këtij sezoni, njësoj si dhe Milani.

Gjithsesi, duket se ekipi zikaltër po mendon që tani për sezonin e ardhshëm, kryesisht paraqitjen e jashtme.

Faqja e famshme e cila njihet për zbulimin e parakohshëm të fanellave të skuadrave “FootyHeadlines” ka publikuar në “Twetter” pamjet e para të fanellës së parë që zikaltërit do të përdorin gjatë sezonit 2022-2023.

Sponsori është ndryshimi më i dukshëm së bashku me ngjyrën blu e cila është më e hapur në fanellën e këtij sezoni.

Struktura e vijëzimit gjithashtu ka ndryshuar duke krijuar një model komplet të ri për sezonin e ardhshëm. Mbetet për t’u parë nëse tifozët do të mbeten të kënaqur nga ky projekt i ri dhe do ta vendosin fanellën e re në listën e tyre të blerjeve

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit