Ibrahimovicin nuk e mbajnë më gjunjët, merr vendimin e papritur

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.05.2022, 20:59

Kontrata e Zlatan Ibrahimovic me Milanin skadon në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse do rinovohet përsëri. Nga klubi dhe vetë lojtari ende nuk është bërë asnjë njoftim nëse ai do të vijojë të jetë pjesë e klubit kuqezi edhe në sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, një sinjal për atë që do të jetë vendimi i Ibrës ka ardhur ditën e djeshme nga Suedia. Sulmuesi ka njoftuar Federatën skandinave që nuk mund t’i përgjigjet ftesës për t’u grumbulluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Zyrtarisht, janë problemet me gjurin që nuk e lejojnë as të stërvitet rregullisht me Milanin, çka ka bërë që të luajë vetëm copëza ndeshjesh në daljet e fundit.

Pikërisht gjuri i operuar vijon të jetë shkak shqetësimesh dhe mund ta detyrojë të mbyllë karrierën në fund të sezonit, teksa Milani shpreson ta mbajë në klub, qoftë edhe si drejtues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit