Kombëtarja shqiptare gjen kundërshtar të ri, do zëvendësojë përballjen me Rusinë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.05.2022, 18:28

Kombëtarja shqiptare zyrtarizon sot ndeshjen e radhës. Ekipi kuqezi i drejtuar nga Edoardo Reja do të luajë një miqësore me Estoninë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00.

Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League.

Por, pas vendimit të UEFA për pezullimin e Rusisë, FSHF vendosi që të shfrytëzonte këtë datë zyrtare për të organizuar një miqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit