Milani sërish në dorë të Doverit, Interin e gjykon Marko di Belo

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.05.2022, 13:55

Java e fundit e Serisë A do të vendosë edhe se kush do ta fitojë titullin kampion mes Milanit dhe Interit.

Liga e Serisë A i ka bërë publik emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në 10 duelet e fundit të këtij edicioni futbollistik në Serinë A.

Megjithatë, sytë janë të gjithë tek arbitrat që do të jenë në sfidat që do të vendosin titullin kampion, Sasuolo-Milan dhe Inter-Sampdoria, të cilët do të zhvillohen në të njëjtin orar, në orën 18:00, ditën e dielë.

Arbitër i Sasuolo-Milan do të jetë Daniele Doveri, ndërsa në Inter-Sampdoria, e cila do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” do të jetë Marko di Belo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit