Rrogat e futbollistëve në Amerikë, Shaqiri ia kalon Ibrahimovicit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.05.2022, 08:54

Xherdan Shaqiri po kalon sezonin e tij të parë në MLS, te skuadra e Çikagos me të cilën ka nënshkruar vitin e shkuar. Situata nuk duket fort e mirë pas ekipi i Shaqirit gjendet në vendin e fundit në Konferencën e Lindjes.

Por gjithsesi, ai mund të jetë mëse i kënaqur sa përket trajtimit financiar, pasi është zbuluar se është futbollisti më i paguar në historinë e MLS-së, madje ka thyer rekordin e Zlatan Ibrahimoviç.

Ky i fundit, vendosi rekord te LA Galaksi kur u pagua 7,2 milionë dollarë në vit tre edicione më parë. MLS ka bërë publike këtë javë rrogat e futbollistëve për sezonin 2022 dhe rezulton se tashmë Shaqiri përfiton 7,35 milion dollarë si rrogë, plus një bonus firme prej 800 mijë dollarësh.

Me pak fjalë, një total prej 8,15 milionë dollarësh që shkatërron rekordin e vjetër të Ibras si dhe lë në hije emra aktual si Çiçarito Hernandez (6 milionë dollarë) apo Gonzalo Higuain (5,79 milionë dollarë).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit