Levandovski del hapur: Dua Barcelonën!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 19.05.2022, 08:18

Robert levandovski po luan sezonin e tij të fundit te Bayerni i Mynihut. Kontrata i skadon vitin e ardhshëm, por polaku do largohet që në këtë merkato vere, pasi rinovimi nuk po vjen.

Barcelona e pret dhe sulmuesi ka dalë hapur në kërkesën e tij për të luajtur me katalanasit.

Sipas “Bild”, Leva ka humbur qetësinë në dhomat e zhveshjes pas një bisede telefonike me drejtuesit e klubit në përfundim të ndeshjes së fundit të Bundesligës kundër Volfsburgut.

Dëshmitarët e pranishëm i kanë rrëfyer medias gjermane se Levandovski përsëriste disa herë emrin e Barcelonës duke shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar atje.

Mbetet për t’u parë nëse pas këtij episodi që dëshmon prishjen e marrëdhënieve mes lojtarit dhe klubit, polaku do të jetë më në fund i lirë të transferohet te gjiganti spanjoll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit