Lojtar dhe pronar, Messi mund të përfundojë te ekipi i David Beckham

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.05.2022, 18:26

Lionel Messi u transferua te PSG-ja verën e shkuar ku firmosi deri në vitin 2023.

Pas kësaj aventure, ylli argjentinas pritet të lërë Europën për t’u transferuar në SHBA në “MLS League”, ku do t’i bashkohet Inter Miamit të zotëruar nga David Beckham.

Lajmi është bërë me dije nga mediat ndërkombëtare, që raportojnë se përpara se t’i bashkohet skuadrës amerikane si një lojtar, Mesi fillimisht do të bëhet aksioner te ky klub.

Beckham i ka bërë një ftesë dhe sipas gazetave Lionel Mesi pritet të blejë rreth 35% të aksioneve të këtij klubi.

Kështu, në mbyllje të aventurës së tij në Francë, ai do të vijojë me futbollin e luajtur në SHBA, duke ndjekur rrugën e shumë yjeve të tjerë para tij që kanë luajtur në kampionatin profesionist të këtij vendi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit