Baloteli nuk e ka humbur klasin, shënon eurogol nga goditja e dënimit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.05.2022, 14:00

Mario Baloteli rikthehet protagonist, pavarërisht se shumë mendojnë se ai nuk ka çfarë i jep futbollit. Sulmuesi italian ka arritur të lërë përsëri gjurmë si në kohët e tij të arta.

Në ndeshjen ku skuadra e tij Adana Demirspor është mposhtur në Stamboll me rezultatin 3-2 ndaj Gallatasarajit, Baloteli ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 67′.

Një goditje perfekte në afërsi të trekëndëshit ku portieri Muslera nuk bëri dot asgjë për ta kapur atë top.

Ky ishte goli i 13-të i sulmuesit 31-vjeçari italian, i cili në 30 ndeshje me fanellën e skuadrës turke, Adana Demirspor ka dhuruar dhe 4 asiste në kampionat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit