Sulmuesi i Sasuolos tremb Milanin: Jam tifoz i Interit, kuqezinjtë i mundim si në ndeshjen e parë

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 18.05.2022, 08:20

Milani është vetëm një pikë larg shpalljes kampion në Serinë A. Kuqezinjtë do luajnë të dielën ndaj Sasuolos në transfertë, ndërsa do i mjaftonte barazimi për të fituar titullin. Gjithsesi, Interi që është vetëm 2 pikë mbrapa, shpreson ende.

Dhe për të trembur Milanin dhe për t'i dhënë më shumë zemër Interit, ka menduar sulmuesi i Sassuolos, Giacomo Raspadori. Ky i fundit ka pranuar se simpatizon Interin dhe ka kërcënuar Milanin.

Raspadori ka thënë se Sassuolo do të bëjë paraqitje dinjitoze me synimin për të marrë tre pikët. Sassuolo e kishte mposhtur Milanin me rezultat 3-1 në ndeshjen e fazës së parë të këtij sezoni, madje brenda në “San Siro” dhe do kërkojë të njëjtën gjë edhe të dielën.

Raspadori tha:

Duam ta mbyllim sa më mirë kampionatin dhe do të kërkojmë fitore edhe ndaj Milanit. E dimë forcën e tyre, por i kemi mundur në fazën e parë dhe mund ta bëjmë këtë edhe në fundjavë. Fakti që jam tifoz me Interin, nuk është një arsye më shumë. Ne sulmuesit duam të shënojmë gjithmonë dhe këtë do të synojmë edhe ndaj Milanit. Shpresoj që të kemi edhe pak fat për t’ia dalë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit