I bëri pis makinën, tifozi i Milanit “tërbon” Paolo Maldinin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.05.2022, 15:29

Paolo Maldini është bërë protagonis i një ngjarje të shëmtuar para ndeshjes mes Milanit dhe Atalantës. Legjenda kuqezi nuk shfaqet shpesh i inatosur në publik, por kësaj here duket se e ka humbur durimin.

Rasti i fundit ka shfaqur një tjetër anë të drejtuesit kuqezi i cili u nervozua me veprimin e një tifozi kundrejt makinës së tij.

Në videon e publikuar nga “LaGazzetadelloSport” shihet sesi gjatë kalimit te një grumbullimi fansash, një tifoz në eufori e sipër i hedh ujë xhamit të përparmë të makinës së Maldinit.

53-vjeçari reagoi menjëherë duke i tërhequr vëmendjen tifozit dhe duke e kritikuar nga brenda makinës. Më pas ai u largua i inatosur, me ngjarjen që u bë virale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit