Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani është një nga talentët më të përfolur momentalisht në Serinë A. Paraqitjet e 20-vjeçarit me fanellën e Empolit, kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura europiane.
Dy qytetet e Milanos, Interi dhe Milani janë në garë për shërbimet e tij.
Gjithsesi, duket se klubi kuqezi, duket më i avantazhuar në këto tratativa. Eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, ka zbuluar të rejat e fundit dhe arsyet që shtyjnë Asllanin drejt Milanit.
Ai shpjegon se klubi i Empolit dëshiron të mbajë lojtarin edhe një vit dhe Milani është dakord që të firmosë që tani, por të lërë Aslllanin në klubin e tij aktual që të vazhdojë të bëjë eksperiencë dhe të luajë rregullisht.
Maldini ka folur që tani me familjen e tij dhe palët duken në rrugën e mbarë”, shkruante Pedulla në një postim në rrjete sociale duke shpjeguar atë që po ndodh me mesfushorin shqiptar.