I gjithë stadiumi në lot, momenti i lamtumirës së Paulo Dybalës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 17.05.2022, 07:51

Përveç Giorgio Chiellinit, ndeshja e fundit me Juventusin në "Allianz Stadium" ka qenë edhe për Paulo Dybalën.

Sulmuesi argjentinas do të largohet në fund të këtij sezoni nga bardhezinjtë duke i dhënë fund aventurës 7-vjeçare në këtë ekip. Për shumë vite ka qenë një nga idhujt e tifozerisë dhe largimi është i vështirë për të dyja palët.

Në minutën e 78 të ndeshjes ndaj Lazios, trajneri Alegri vendosi t’i dhuronte Dybalas përshëndetjen e fundit me tifozerinë duke e larguar nga fusha e lojës dhe ishte e kuptueshëm që të gjithë u çuan në këmbë për të respektuar lojtarin dhe kontributin e tij në këto vite.

Ky i fundit u takua me shokët e skuadrës në fushë dhe u largua nga terreni dukshëm i emocionuar dhe në lot. Në lot shpërtheu gjithashtu thuajse i gjithë stadiumi...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit