Sulmuesi i Blackpool, Jake Daniels është bërë lojtari i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka deklaruar se është homoseksual që nga Justin Fashanu në 1990. Daniels bëri debutimin e tij për klubin këtë muaj, por 17-vjeçari anglez thotë se është gati të veprojë si një model për të tjerët në lojë pasi vendosi se është koha e duhur për të qenë vetvetja, për të qenë i lirë dhe i sigurt në identitetin e tij.
Daniels tha se ai ka qenë i vetëdijshëm për seksualitetin e tij që kur ishte gjashtë vjeç, por e mbajti të fshehtë ndërsa ndoqi ëndrrën e tij për një karrierë në futboll.
Burimi:theguardian. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA