17 vite te Juventusi, Giorgio Chiellini i jep lamtumirën bardhezinjve

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 16.05.2022, 22:03

Ndeshja e sotme ndaj Lazios ishte e fundit për Giorgio Chiellinin me fanellën e Juventusit.

Mbrojtësi italian ka mbyllur sot karrierën e tij si futbollisti "Zonjës së Vjetër" duke i dhënë dhe lamtumirën tifozëve bardhezi.

Chiellini ishte titullar në këtë duel, por në minutën e 17 të takimit, Alegri bëri shenjë për zëvendësimin e tij.

Gjithçka e programuar, pasi ishte një zëvendësim simbolik për mbrojtësin i cili ka luajtur pikërisht për 17 vite me ngjyrat bardhezi e tashmë do t’i japë lamtumirën përfundimisht.

Ai i la vendin në fushë De Ligt, teksa i dorëzoi shiritin e kapitenit Paulo Dybalës, i cili gjithashtu pritet të largohet.

Më pas, ai bëri një xhiro rreth fushës së lojës, duke përshëndetur në çdo cep të stadiumit tifozët e shumtë që nuk ndalën së kënduari në kor emrin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit