Inzagi i bën presion Milanit: Unë di si fitohet titulli javën e fundit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 16.05.2022, 09:19

Interi nuk është dorëzuar në garën për titull, teksa skuadra e tij fitoi mbrëmjen e djeshme 1-3 ndaj Kaljarit, duke lënë gjithçka të hapur për javën e fundit.

Trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi ka menduar ta kalojë presionin te ana e Milanit, duke deklaruar se ai di si fitohet titulli në javën e fundit të kampionatit.

Inzagi u shpreh:

Në futboll nuk duhet të dorëzohesh kurrë dhe skuadra ime e ka treguar gjithmonë këtë gjë. Nuk lëshojmë as një centimetër. Unë e kam një precedent, atë të Skudetos së fituar me Lacion në ditën e fundit dhe e di si përballohen situatat."

/ JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit