Interi i ngrin buzëqeshjen Milanit, fiton ndaj Cagliarit dhe mban në presion kuqezinjtë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.05.2022, 22:47

Interi duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titull. Zikaltërit nuk gabuan dhe sonte fituan 1-3 në transfertë ndaj Cagliarit, duke mbajtur në presion Milanin edhe në javën e fundit të mbetur në Serie A.

Milan ka nevojë vetëm për një pikë që të shpallet kampion, ndersa Interi duhet të fitojë dhe të shpresojë në humbjen e Milanit.

Momentalisht, Interi ka 81 pikë dhe mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Milani ka 83 dhe ndodhet në vendin e parë. Në javën e fundit vendoset gjithçka...Interi sfidon Sampdorian në shtëpi, ndërsa Milani luan në transfertë ndaj Sasuolos./ JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit