Surpriza e madhe, Messi mund të rikthehet te Barcelona!

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.05.2022, 16:53

Lionel Messi i habiti të gjithë merkaton e verës së shkuar, kur ndërpreu bashkëpunimin e tij me Barcelonën dhe u transferua te PSG-ja. Megjithatë, ky largim mund të zgjasë vetëm një vit. Kjo pasi argjentinasi është përfolur në ditët e fundit lidhur me një rikthim të bujshëm të tijin te skuadra e Barcelonës pas sezonit zhgënjyes me Parisin.

Ditën e sotme zërat për këtë mundësi janë përforcuar pas prezencës së babait të futbollistit në Barcelonë. Horge Mesi, i cili është edhe agjenti i tij ka folur dhe në lidhje me një rikthim të mundshëm të djalit të tij te katalanasit., duke theksuar se Lionel është i lumtur te Parisi por në të ardhmen do ta dëshironte një rikthim të tijin në Spanjë.

Horge u shpreh:

Shpresoj që një ditë ai të rikthehet, e them vërtetë këtë gjë. Ai është i lumtur te Parisi, në të ardhmen nuk dihet çfarë do të ndodhë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit