Pak momente më parë një atentat ndodhi në Lezhë ku nga një automjet në lëvizje u qëllua me armë zjarri ndaj një mjeti tjetër tip Mercedes Benz ML ngjyrë të zezë.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka të plagosur apo viktima. Ndërkaq mësohet se brenda automjetit ndaj të cilit u qëllua me armë, ndodheshin dy persona nga Miloti me mbiemrin Preçi.
Njëri prej tyre është identifikuar si Blerim Preçi, i dyshuar edhe si shënjestra e atentatit ndërsa tjetri Klisman Preçi.
Nga të shtënat Mercedesi tip ML ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.