90-vjeçarja rrëzohet në kopsht, qentë e saj nuk pushojnë së lehuri duke sinjalizuar urgjencën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.05.2022, 20:23

Kanë qenë dy qentë e saj, Blu dhe Balù, të cilët i kanë shkuar në ndihmë një gruaje të moshuar 90-vjeçare e cila ka rënë në kopsht, në shtëpinë e saj në provincën e Komos, teksa po mblidhte trëndafila. Dy qentë, duke kuptuar se pronarja e tyre ishte në telashe, filluan të lehin me këmbëngulje derisa tërhoqën vëmendjen e një djali që po kalonte në rrugë. I riu, i cili pas pak çastesh vuri re plakën në tokë, me ndihmën e një gruaje e cila ndërkohë kishte mbërritur në vend, lajmëroi urgjencën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit