Vrau me pistoletë adoleshentin, 30-vjeçari arrestohet pas 7-vitesh arratisje

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07.05.2022, 20:11

Një nga njerëzit më të kërkuar është arrestuar në Britaninë e madhe pasi ishte në ndjekje prej 7 vitesh.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin, David Ungi, i cili u arrestua ne një qendër tregtare sipas mediave te huaja, pasi kishte vrarë një adoleshent.

Policia arrestoi gjithashtu dhe tre burra të tjerë, duke sekuestruar një armë zjarri 9 mm.

David ishte në listën e më të kërkuarve nga Agjencia Kombëtare e Krimit, që kur vrau adoleshentin 18-vjeçar, Vinny Waddington. Ai u qëllua në Liverpool në vitin 2015.

Waddington u qëllua përmes xhamit të makinës dhe u përplas me motoçikletën e tij. Vrasësi u largua nga Britania e Madhe brenda 24 orëve.

Burimi:BBC NEWS Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit