E gënjeu sikur po i jepte peshk/ Shqiptari i fut shkelmin maces “greke” dhe e hedh në det, prangoset

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.05.2022, 19:22

Për fat të keq shqiptarët shpesh bëhen protagonistë në vendet e tjera për “budallallëkun” e tyre. Kur këto budallallëqe filmohen edhe nga kamerat, ngjarja i kalon kufijtë e turpit. E në fakt shqiptari i rradhës që ka bërë një budallallëk të tillë, është arrestuar nga policia. Episodi mjaft i çuditshëm për një mendje normale, ka ndodhur në Greqi. Një i ri shqiptar i ulur në një tavernë greke buzë detit, ka gënjyer një mace duke bërë sikur do ta ushqente me peshk dhe sapo ajo është afruar ai i ka vënë shkelmin dhe e ka hdhur në det.

Momenti u filmua nga klientët e tjerë dhe video u bë virale. Është i kuptueshëm ndërkaq indinjimi i madh i publikut grek i cili e dënoi ashpër veprimin. Ndërkaq “trimi” shqiptar që u tall me macen, përfundoi pas hekurave. Sipas ligjeve të shtetit fqinj, dhuna ndaj kafshëve dënohet me gjobë deri në 50,000 euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit