I bindur se është me Covid, kinezi mbyll veten brenda makinës së tij për t’u karantinuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2022, 07:32

Një burrë i bindur se ishte infektuar me Covid mbylli makinën e tij me shirit dhe qëndroi brenda për dhjetë orë pa hapur as dritaren. Banori i Pekinit i bindur se ishte pozitiv me Covid hipi në makinën e tij të bardhë dhe nuk lëvizi deri në orën 22:00, pavarësisht se nuk u testua kurrë për virusin.

E dija se shanset e mia për t'u infektuar janë shumë të larta, kështu që u përpoqa të shmang kontaktin me këdo për të shmangur problemet me të tjerët. Menjëherë pasi mora vesh këtë, qëndrova në makinën time pa hapur as dritaren. Kjo ishte ajo që duhet të bëja për shëndetin publik.

Ndërkohë makinën e tij ai e mbuloi me shirita ngjitës që i referohen Covid-it. Por rreth orës 17:00 ai porositi ushqim në KFC, por nuk u largua shumë nga makina për ta marrë. Burri tha:

Ngjitëset qeveritare të mbetura në automjet tregonin datën dhe këshillonin njerëzit të qëndronin larg

Ishte një dërgesë pa kontakt. Dërguesi ma vuri ushqimin buzë rrugës dhe unë shkova ta marr pasi ai u largua.

Pekini, me dhjetëra infeksione ditore nuk është mbyllur zyrtarisht. Më shumë se 300 raste të transmetuara në nivel lokal janë regjistruar që nga 22 prilli. Por të dielën kryeqyteti shtrëngoi rregullat e distancimit shoqëror dhe nisi një raund të ri testimesh masive në rrethin e tij më të populluar dhe më të goditur.

Dyert e makinës së burrit ishin të mbyllura me shirit, pavarësisht faktit se ai nuk doli kurrë pozitiv për Covid

Burimi:dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit