Erseka si “pulë që pjell florinj”, 21 milion euro tender për 17 km rrugë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.04.2022, 19:19

Nuk e dinim miq që Erseka qenka një “pulë që pjell florinj”. Themi kështu pasi rezulton se për të ndërtuar vetëm 17 kilometra rrugë, do të harxhohen plot 21 milion euro. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë kjo do të thotë që 1 kilometër do t’u koshtojë xhepave të shqiptarëve rreth 1.24 milion euro. Këto para do të jepën nga Evis Berberi i Autoritetit Rrugor Shqiptar ndaj Agim Kolës të kompanisë ANK. Bëhet fjalë për një tender me objekt “Ndërtim rruga Korçë – Ersekë Loti 2 (pjesa e dytë)” me fond limit 2,165,325,695 lekë të reja pa TVSH.

Në garë kanë marrë pjesë vetëm 4 kompani, të cilat për çudinë e të gjithëve kanë ofruar oferta thuajse identike. Fitues është shpallur Agim Kola me kompaninë e tij ANK me ofertë prej 2,164,693,349 lekë të reja pa TVSH ose rreth 26 miliardë lekë të vjetra me TVSH. E konvertuar në euro, kjo shifër shko në vlerën e 21 milion euro. Por përtej faktit që të katërta kompanitë pjesëmarrëse kanë ofruar oferta të ngjashme, shikohet se vlera fituese është identike me fondin limit të tenderit, sa 99.9% e tij.

Ky është një fakt i cili ngjall dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Ndërkaq kompania ANK konsiderohet si njëra nga ato kompani e cila ka fituar më shumë tendera, kryesisht nga pushteti vendor. Me sa duket tashmë është rradha e Ersekës që të shfrytëzohet për të marrë plot 21 milion euro të tjera. Ndërkaq SPAK nuk dihet se ku është fshehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit