Qeveria SHET Butrintin/ Koncesioni 10-vjeçar, gati për hotele e restorante

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.04.2022, 13:01

Një tjetër koncesion 10-vjeçar është bërë gati këtë radhë për Parkun Kombëtar të Butrintit të Mbrojtur nga Unesco.

Në Kuvend qeveria ka bërë gati koncesionin e dhënies së Butrintit, perlën e arkeologjisë shqiptare për një dekadë tek Fondi Shqiptaro-Amerikan me anë të një marrëveshjeje sekrete.

Përmendim faktin se në Janar të këtij viti qeveria reduktoi sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 ha në 8.622,2 ha në kuadër të shqyrtimit të kufijve të disa parqeve natyrore dhe kombëtare në vend.

Koncesionari është kamufluar me fjalën “donator”, ndërsa në “Marrëveshjen Për Administrimin E Nënzonave Të Trashëgimisë Kulturore Dhe Peizazhit Kulturor Pjesë E Parkut Kombëtar Të Butrintit” termi ‘biznes’ përmendet ekzaktësisht 258 herë në dokument.

PJESË NGA DOKUMENTI

Mund të parashikohen edhe shumë rezultate të tjera të pamatshme që mund të jenë njësoj të vlefshme, si: mirëqenia e ZonësA3 dhe Parkut Kombëtar përreth tij nëpërmjet largimit të mbetjeve plastike dhe të tjera, punësimit të banorëve vendas si udhërrëfyes, varkëtarë dhe zejtarë, dhe rritjes së të ardhurave të banorëve vendas nëpërmjet ngritjes së hoteleve, restoranteve, bareve dhe strukturave të ngjashme. Disa nga këto rezultate mund të rezultojnë mjaft të rëndësishme si për njerëzit e përfshirë edhe për mirëqenien afatgjatë të Zonës Arkeologjike në tërësi.

Pra në zonën e mbrojtur do të ndërtohen biznese në pronësi të subjekteve private! Deri ku do të arrijë çmenduria dhe grykësia e qeverisë shqiptare me në krye Edi Ramën për të gllabëruar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë për t’ia dhënë privatit?!

Rikujtojmë pak vite më par kur Kumbaro ishte ministe e Kulturës që donte të ndërtonte një fabrikë sallami brenda Parkut Kombëtar të Butrintit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit