ÇMENDURI! Bardh Spahia do paguajë 250 MLN Lekë rojet e Çuçit që të ruajnë UJËRAT E ZEZA

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.04.2022, 12:31

Demokratët e Sali Berishës sapo kanë futur tentakulat në paratë publike në rrugë shtetërore, përpos rrugës nëpërmjet bizneseve private dhe duket se po u shijon së tepërmi pas disa viteve mungesë.

Bardh Spahia, kandidati i vetëm blu i Shtëpisë së Lirisë së Sali Berishës i cili u emërua kryebashkiak i bastionit historik-demokratik Shkodrës duket se ka nisur ta lirojë dorën me paratë e popullit shkodran.

Spahia së fundmi ka miratuar një tender të UKSH me vlerë marramendëse për të blerë roje të ruajnë impiantet e ujërave të zeza të Ujësjellës Kanalizimeve të këtij qyteti.

Fondi Limit i tenderit është mbi 256 MLN Lekë pa TVSH për pagim rojesh private. Spahia kërkon 29.5 roje për 3 turne shërbim 24-orësh që të ruajnë ujërat e zeza dhe pompat e UKSH.

Ironia në këtë tender, gjë që është edhe e shënuar në Specifikimet Teknike është se sqarohet nëse në procedurë merr pjesë Illyrian Guard, struktura private policore e krijuar me bazë shtetërore nga Ministria e Brendshme në kohën e ministër Sandër Lleshit, kontrata e lidhur me operatorin ekonomik ndërpritet menjëherë pa penalitete.

Pra demokrati Sali Berisha favorizon strukturën mavi të Ramës për një tender me vlerë marramendëse për ruajtje me roje të tubave të ujërave të zeza të Shkodrës.

Doni më prova që paratë publike ndahen dhe të gjitha lojërat dhe shfaqjet politike në ekrane janë thjesht për efekt politik?!

Në këtë artikull i keni të gjitha të faktuara!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit