Shqipëria e çudirave të dashur miq. Jetojmë në një kohë të tillë që ngjarjet jo normale tashmë janë kthyer dalëngadalë në normalitet. Një episod mjaft i habitshëm i ka ndodhur ditën e djeshme një qytetari nga Pogradeci. Ai ka dërguar një foto nga vijëzimi i rrugëve në qytetin e tij. Pamja është vërtetë e pabesueshme, por ka ndodhur realisht.
Bashkia ka vizatuar vizat e bardha brenda kuadratit të parkimit të makinave. Qytetari i cili dëshironte të parkonte makinën e tij, nuk është i qartë nëse “paçavurja” e bashkisë është vend parkimi, apo viza të bardha për të kaluar këmbësorët? Ju a mund t’i jepni një zgjidhje?