19-vjeçari vdiq në port nga mungesa e kushteve, Pirro Vengu harxhon 400 milionë për sigurinë kompjuterike

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22.04.2022, 20:39

Një ngjarje e cila i kalon kufijtë e normalitetit miq. Vetëm pak ditë më parë, një punëtor 19-vjeçar humbi jetën në Portin e Durrësit si pasojë e mungesës së sigurisë në punë. Rufan Belshakut iu këput jeta në mes për shkak të një manovrimi të pakujdesshëm të vinçit i cili e tërhoqi zvarrë duke i marrë jetën. Policia arrestoi për këtë ngjarje 3 persona, përkatësisht Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës. Arrestimi i tyre u krye për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë.

Por për habi, në vend që të merrte masa të menjëhershme për të identifikuar arsyet se përse mungonin masat e sigurisë, apo të shtonte sigurinë për jetën e punëtorëve, Pirro Vengu bëri diçka tjetër. Harxhoi plot 400 milionë lekë të vjetra me TVSH për sigurinë kompjuterike... Dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një tenderi të dyshimtë, ashtu si thuajse të gjitha tenderat e realizuara nga Autoriteti Portual Durrës.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-21853-03-11-2022 dhe me objekt “Kontrata e mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë për 3 vite”, me fond limit 32,400,000 lekë të reja pa TVSH. Duke studiuar dokumentacionin etenderit shikohet se në të kanë marrë pjesë vetëm dy firma, me oferta tepër të ngjashme me njëra-tjetrën. Pra kemi të bëjmë me cungim konkurrence dhe dyshime të forta për paracaktim fituesi, ide e përforëcuar nga diferenca tepër e vogël e dy ofertave. Fituese është shpallur firma AES communication Shpk në pronësi të Jani Angjeli. Oferta fituese ndërkaq rezulton të jetë sa 99.46% e fondit limit, duke i rritur dyshimet për tender të manipuluar, akoma më tepër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit