Ogerta Manastirliu i bën gati 2 MLD Lekë oligarkëve të Shëndetësisë për teste Covidi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.04.2022, 18:47

Ogerta Manastirliu, e besuara e Edi Ramës në Shëndetësi, ndarësja e parave publike për oligarkët e kësaj fushe duket se nuk ka ndërmend të ndalet, derisa ligji (flasim gjithmonë nëse është ekzistent) të vërë dorë mbi shpërdoruesit e parave të popullit.

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, institucion në varësi të ministreshës së Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë marramendëse. Bëhet fjalë për teste të shpejta Covidi për një periudhë 12-mujore. Në total do të jenë 250 mijë teste që do të blihen tek privati dhe do të shpërndahen në NJVKSH.

Kriter për fituesin e këtij tenderi, është fakti që duhet të ketë kryer shërbime të ngjashme të në kaluarën në mënyrë që të jetë i kualifikuar për të futur në xhep mbi 2 Miliardë Lekë pa TVSH në një kohë kur Covid në botë po trajtohet si grip i zakonshëm dhe në vend është zhdukur thuajse totalisht.

Procedura e hapur mbi kufirin e lartë monetar parashikohet të klasifikohet me FLAMUR TË KUQ ashtu si e para e zhvilluar një vit më parë.

Rikujtojmë se procedura pa garë me negocim të drejtpërdrejtë pa shpallje paraprake, Ministria e Shëndetësisë bleu nga kompania EVITA shpk një sasi Teste Diagnostikesh antigenike të shpejta për SARS-COV-2 për nevoja emergjente të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Kjo kontratë ishte planifikuar me fond limit 1.2 MLD Lekë dhe është ofertuar dhe lidhur kontratë me 100% të vlerës së fondit limit.

Në një kohë kur Shqipëria po përballet me një krizë ekonomike, titullarët e qeverisë hedhin paratë publike të ajër për arsye nga më të çmendurat…

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit